Trajnimet tona

Mbështetur në kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe shëndetit në punë, EPTA sh.p.k ofron kurse trajnimi bazuar në programe të miratuara nga Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL), miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit për kryerjen e trajnimeve dhe certifikimeve dhe me lektorë – ekspertë të fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë.

Pse Ne?

Pse trajnimet EPTA?

Trajnime të licencuara & programe të miratuara

Me programe të miratuara nga Qendra Kombëtare e Licencimit & Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit për kryerjen e trajnimeve dhe certifikimeve.

Staf profesional

Trajnimet kryhen nga lektorë, të cilët janë ekspertë të fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë.

Raport & vlerësim i eficiencës së trajnimeve

Raport i detajuar mbi performancën dhe përvetësimin e njohurive në përfundim të çdo trajnimi.

Dokumentacion suportues për kursantët

Materiale të strukturuara, dokumentacion dhe formate praktike për kursantët.

Investim për karrierën

Certifikatë me vlerë për zhvillimin tuaj profesional.

Programet e trajnimeve

Trajnimet që EPTA ofron

Eksploroni gamën e plotë të trajnimeve dhe certifikimeve që EPTA ofron.

Përgjegjës i sigurisë

Program për formimin e përgjegjësve të sigurisë në kompani dhe kantiere, sipas kërkesave ligjore dhe standardeve ndërkombëtare.

Koordinator i sigurisë në fazë projektimi & zbatimi

Trajnim për koordinatorët e sigurisë në fazë projektimi dhe zbatimi, sipas kuadrit ligjor dhe standardeve ndërkombëtare.

Punime në lartësi

Trajnim i specializuar për punën e sigurt në lartësi, duke përfshirë përdorimin e sistemeve anti-rënie dhe procedurave të sigurisë.

Inspektor: montim, transformim dhe çmontim skelerie

Trajnim për montimin dhe çmontimin e sigurt të skelerive, duke përfshirë standardet e sigurisë dhe procedurat e kontrollit.

Përdorimi i sigurt i platformave ngritëse

Trajnim për përdorimin e sigurt të platformave ngritëse, duke përfshirë rregullat e operimit, mirëmbajtjen dhe sigurinë.

Përdorimi i Sigurt i vinçave kullë & autovinçave

Trajnim i specializuar për operimin e sigurt të vincave kullë dhe autovincave, duke përfshirë procedurat e sigurisë dhe mirëmbajtjen.

Ndihma e parë mjekësore

Kurs praktik mbi teknikat e ndihmës së parë, menaxhimin e situatave emergjente dhe procedurat bazë të shpëtimit.

Parandalimi dhe mbrojtja nga zjarri

Trajnim për parandalimin e zjarreve, përdorimin e fikëseve, planin e evakuimit dhe procedurat e emergjencës.

Siguria në impiantet fotovoltaike & eolike

Trajnim për punonjësit, drejtuesit dhe inxhinierët që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e parqeve fotovoltaike dhe eolitike.

Siguria elektrike

Trajnim mbi sigurinë elektrike, rreziqet e punës me energji elektrike dhe masat parandaluese.

Pajisje mbrojtëse individuale

Trajnim mbi përdorimin e sigurt të pajisjeve mbrojtëse individuale (PMI) në vende të ndryshme pune, sipas standardeve të sigurisë.

Punëtorë kantieri

Trajnim i plotë për punonjësit e kantiereve të ndërtimit mbi rreziqet, procedurat e sigurta të punës dhe kuadrin ligjor të sigurisë.

Punime në hapësira të kufizuara

Trajnim për punën e sigurt në hapësira të kufizuara, duke përfshirë vlerësimin e rreziqeve, procedurat e hyrjes dhe daljes, dhe masat e shpëtimit.

Përdorimi i sigurt i pirunit

Trajnim për përdorimin e sigurt të pirunit, duke përfshirë rregullat e sigurisë, mirëmbajtjen dhe operimin e sigurt të mjetit.

Trajnimet tona

Të interesuar për trajnimet tona?

Shkarkoni broshurën e kurseve për të mësuar më shumë rreth programeve tona të trajnimit.

Shkarkoni broshurën
Pyetje të shpeshta

Keni pyetje?

A nevojitet trajnim paraprak?

Jo, kurset tona janë të hapura për të gjithë, pavarësisht nivelit të përvojës.

A mund të zhvillohen trajnimet në ambientin e kompanisë?

Po, ne ofrojmë trajnime on site në çdo lokacion brenda Shqipërisë.

Sa kohë zgjasin trajnimet?

Kohëzgjatja varion nga 16 deri në 60 orë, në varësi të programit të zgjedhur.

A përfshihet certifikata në çmim?

Po, certifikata zyrtare përfshihet në çmimin e trajnimit, së bashku me materialet mësimore.

Gati për t'u regjistruar?

Na kontaktoni për oraret e ardhshme dhe për regjistrim në trajnime.

Regjistrohu tani +355 68 905 9505