Rreth EPTA

Partneri juaj për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Kush jemi

Kompani inxhinierike e specializuar në Sigurinë dhe Shëndet në Punë

Kompani inxhinierike që ofron shërbime të specializuara në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në Shqipëri dhe rajon. Themeluar nga ekspertët më të mirë shqiptarë, të cilët kanë një përvojë mbi 10 vjeçare dhe profesionalizëm në çdo projekt të realizuar.

Krijuar nga profesionistë dhe ekspertë të fushës së sigurisë në punë të cilët sjellin njohuritë dhe eksperiencat e tyre në tregun shqiptar, EPTA vjen jo vetëm si një koncept, por si një partner i besueshëm për kompani dhe aktivitete që synojnë të ndërtojnë vende pune të sigurta.

Përmes një portofoli shërbimesh të integruara si: trajnime profesionale, konsulencë, supervizim, zhvillim dokumentacioni, ofrimi i ekspertëve të jashtëm, standardet ISO – ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara që vendosin sigurinë në qendër të çdo procesi.

Ekipi EPTA
Vlerat tona

Vlerat tona themelore

Vizioni

Vizioni

Krijimi i kulturës së sigurisë në kompanitë dhe industrinë shqiptare, me standarde ndërkombëtare.

Misioni

Misioni

Ofrimi i shërbimeve cilësore të trajnimeve dhe certifikimeve në fushën e sigurisë dhe shëndetit, cilësisë, mjedisit, energjitikës dhe standardeve ISO për kompani dhe industri. Konsulencë dhe mbikqyrje për menaxhimin 360° të shëndetit dhe sigurisë në aktivitetet e prodhimit, ndërtimit dhe sektorë të ndryshëm.

Objektivat

Objektivat

Garantimi i punonjësve me njohuri dhe certifikim mbi shëndetin dhe sigurinë me anë të trajnimeve dhe certifikimeve. Përputhshmëria e detyrimeve ligjore dhe standardeve ndërkombëtare. Menaxhimi i sistemeve të sigurisë nëpërmjet ekspertëve të jashtëm të kompanisë. Implementimi dhe konsulenca e standardeve ISO në përputhje me aktivitetin e kompanive.

Zhvillimi

Zhvillimi

Siguria dhe shëndeti në punë janë një rrugëtim i gjatë, prandaj ne me përkushtim dhe profesionalizëm do të vazhdojmë të tregojmë vlera dhe të aplikojmë standardet më të larta të shëndetit dhe sigurisë në vendin tonë.

Njihuni me ne

EPTA në veprim

Na kontaktoni
Trajnimet tona

Të interesuar për trajnimet tona?

Shkarkoni broshurën e kurseve për të mësuar më shumë rreth programeve tona të trajnimit.

Shkarkoni broshurën