Kursantët fitojnë njohuri të përgjithshme për kuadrin ligjor dhe standardet e sigurisë për të gjitha llojet e risqeve të mundshme në aktivitetin e tyre, si dhe masat e parandalimit dhe të mbrojtjes në rast rreziku. Kursi i trajnimit zgjat 8 orë dhe zhvillohet nga inxhinierë me përvojë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Kursi u drejtohet profesionistëve që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e parqeve fotovoltaike dhe eolitike.
Punonjës të kantiereve që punojnë direkt me impiantet fotovoltaike dhe eolike
Drejtues dhe menaxherë të projekteve të energjisë së rinovueshme
Inxhinierë që projektojnë, zbatojnë dhe mirëmbajnë këto impiante
Na kontaktoni për oraret e ardhshme dhe për regjistrim në trajnimin "Siguria në Impiantet Fotovoltaike & Eolike".