Shërbimet tona

Nëse jeni duke kërkuar shërbime për shëndetin dhe sigurinë në punë për kompaninë tuaj, ne ju ofrojmë zgjidhje sipas profilit dhe kërkesave tuaja.

Trajnime profesionale
Shërbimi 01

Trajnime dhe certifikime

Mbështetur në kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe shëndetit në punë, EPTA sh.p.k ofron kurse trajnimi bazuar në programe të miratuara nga Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL), miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit për kryerjen e trajnimeve dhe certifikimeve dhe me lektorë – ekspertë të fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë.

Bazuar në ligjin 10 237, datë 18.02.2010 "Për sigurinë dhe shëndetin në punë" si edhe vendime të cilat përcaktojnë detyrimet mbi formimin dhe trajnimin e punonjësve, disa nga trajnimet që EPTA sh.p.k ofron janë:

  • Koordinator i Sigurisë në Fazë Projektimi dhe Zbatimi
  • Përgjegjës i Sigurisë
  • Parandalimi dhe Mbrojtja nga Zjarri
  • Ndihma e Parë Mjekësore
  • Punime në Lartësi
  • Inspektor: Montim, Transformim dhe Çmontim Skelerie
  • Pajisje Mbrojtëse Individuale
  • Punime në Hapësira të Kufizuara
Shiko të gjitha trajnimet
Konsulencë profesionale
Shërbimi 02

Konsulencë dhe supervizim

Shërbimi i konsulencës ofron një paketë të plotë dhe profesionale për menaxhimin e sigurisë dhe mbrojtjen e shëndetit të punonjësve në kompani apo projekte të ndryshme. Ky shërbim synon të ndihmojë subjektet në përmbushjen e detyrimeve ligjore, reduktimin e rreziqeve profesionale dhe krijimin e një ambienti pune të sigurt dhe të shëndetshëm për punonjësit.

Përputhshmëria ligjore

  • Konsulencë ligjore në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë
  • Mbështetje për përgatitjen e dokumentacionit gjatë inspektimeve nga institucionet shtetërore
  • Ndjekja dhe zbatimi i procedurave ligjore sipas kërkesave në fuqi

Nëpërmjet konsulentit të sigurisë

  • Inspektimin e aktiviteteve dhe ambienteve të punës
  • Vlerësimin, menaxhimin dhe monitorimin e rreziqeve në vendin e punës
  • Koordinimin e aktiviteteve të sigurisë
  • Instruktimin e punonjësve
  • Shërbimi mjekësor në punë
  • Planin e organizimit të trajnimeve për punonjësit

Hartimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit bazë

  • Plani i masave parandaluese dhe mbrojtëse
  • Plani i evakuimit
  • Plani i menaxhimit të emergjencave
Dokumentacion sigurie
Shërbimi 03

Hartim & zhvillim i dokumentacionit të sigurisë

Hartimi & zhvillimi i dokumentacionit të sigurisë duke filluar nga vlerësimi i riskut, masat parandaluese dhe mbrojtëse, plani i emergjencave dhe deri në plotësimin e dosjes së sigurisë me të gjithë elementët përbën një nga proceset më të rëndësishme në menaxhimin e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Hartimi i dokumentit të sigurisë përfshin një analizë të detajuar të të gjithë aktivitetit të kompanisë, duke përfshirë:

  • Inspektimin e ambienteve të punës dhe analizën e proceseve të punës
  • Identifikimin dhe analizë e risqeve për çdo pozicion dhe vend pune
  • Vlerësimin e riskut
  • Masat prandaluese dhe korigjuese
  • Politikat e sigurisë dhe shëndetit
  • Planin e emergjencave
  • Planin e evakuimit
  • Planin e trajnimeve për punonjësit
  • Përfshirjen e punëmarrësve në procesin e vlerësimit të riskut
Ekspertë të jashtëm HSE
Shërbimi 04

Ofrimi i ekspertëve të jashtëm

Ofrimi i ekspertëve të jashtëm dhe shërbimeve të specializuara mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, për kompani, projekte dhe institucione të ndryshme.

EPTA sh.p.k ka në përbërjen e saj një grup të specializuar ekspertësh në Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, të cilët ofrojnë shërbime të avancuara dhe ekspertizë profesionale për kompani dhe institucione të ndryshme, duke siguruar që aktivitetet e tyre të jenë në përputhje me ligjet dhe standardet ndërkombëtare për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Figurat kryesore profesionale që EPTA sh.p.k ofron për kompanitë janë:

Përgjegjës HSE

  • Menaxhon në mënyrë të plotë sistemin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në kompani
  • Harton dhe implementon politika dhe procedura HSE
  • Identifikon dhe monitoron rreziqet në vendin e punës
  • Organizon dhe zhvillon trajnime për punonjësit
  • Siguron përputhshmërinë me legjislacionin dhe standardet e sigurisë

Koordinator i sigurisë në fazën e zbatimit të projekteve të ndërtimit

  • Monitoron dhe koordinon zbatimin e masave të sigurisë në kantier
  • Identifikon dhe vlerëson rreziqet gjatë fazës së ndërtimit
  • Harton dhe zbaton protokollet e sigurisë
  • Bashkëpunon me menaxherët e projektit dhe aktorët e tjerë për garantimin e sigurisë
  • Siguron një ambient pune të sigurt për të gjithë punonjësit në kantier

Asistencë në përpunimin e të dhënave të HSE

  • Mbledh dhe analizon të dhënat që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë
  • Përgatit raporte të detajuara për përdorim të brendshëm dhe auditime
  • Mbështet përmirësimin e vazhdueshëm të procedurave HSE
  • Ndihmon në marrjen e vendimeve të bazuara në analiza dhe evidence

Mjeku i kompanisë / institucionit

  • Kryen kontrolle periodike shëndetësore
  • Kontribuon në parandalimin e sëmundjeve profesionale
  • Mbështet zhvillimin e programeve për mirëqenien dhe shëndetin e stafit
  • Përgatit raporte bazuar në kontrollet mjekësore të kryera
Standardet ISO
Shërbimi 05

Standardet ISO

EPTA ofron ekspertizë për përgatitjen, planifikimin, zbatimin dhe certifikimin e kompanive me standardet: ISO 45001:2018, ISO 9001:2015, ISO 14001:2015, ISO 39001:2012.

ISO 45001:2018 — Sistemet e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë

  • Hartimi i politikave të shëndetit dhe sigurisë në punë
  • Trajnimi i punonjësve për sigurinë dhe shëndetin në punë
  • Identifikimi i rreziqeve dhe vlerësimi i riskut
  • Vendosja e masave parandaluese dhe kontrolluese
  • Monitorimi dhe përmirësimi i performancës
  • Përgatitja për auditim dhe certifikimi ISO 45001:2018

ISO 9001:2015 — Sistemet e menaxhimit të cilësisë

  • Zhvillimi i dokumentacionit të sistemit të cilësisë
  • Trajnimi i punonjësve për proceset e punës dhe kontrollin e cilësisë
  • Organizimi dhe strukturimi i proceseve të punës
  • Vendosja dhe ndjekja e objektivave të cilësisë
  • Kontrolli dhe sigurimi i cilësisë së produkteve/shërbimeve
  • Identifikimi dhe menaxhimi i risqeve
  • Përgatitja për auditim dhe certifikimi ISO 9001:2015

ISO 14001:2015 — Sistemet e menaxhimit mjedisor

  • Identifikimi i aspekteve dhe ndikimeve mjedisore
  • Hartimi i politikave dhe objektivave mjedisore
  • Trajnimi i punonjësve për çështjet mjedisore
  • Zbatimi i masave për mbrojtjen mjedisore
  • Monitorimi & menaxhimi i burimeve natyrore, mbetjeve
  • Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin mjedisor
  • Përgatitja për auditim dhe certifikimi ISO 14001:2015

ISO 39001:2012 — Sistemet e menaxhimit të sigurisë rrugore

  • Analiza e rreziqeve që lidhen me trafikun dhe transportin
  • Hartimi i politikave dhe procedurave për sigurinë rrugore
  • Vendosja e masave për parandalimin e aksidenteve
  • Monitorimi i performancës së sigurisë rrugore
  • Përgatitja për auditim dhe certifikimi ISO 39001:2012
Mjeku i punës
Shërbimi 06

Mjeku i punës

Shërbimi i mjekut të punës realizon pjesën e shëndetit në punë përmes kontrolleve periodike, kartelave shëndetësore dhe parandalimit të sëmundjeve profesionale.

Mjeku i punës vjen si shërbim bazuar në ligjin 10237 dhe si një detyrim i punëdhënësit mbi shëndetin e punonjësve gjatë punës. Ndër detyrat e rëndësishme të Mjekut të Punës përmendim:

  • Organizimi i shërbimit shëndetësor
  • Kontrolli periodik i shëndetit të punonjësve, veçanërisht të atyre që ekspozohen ndaj risqeve specifikë
  • Kontrolli i shëndetit të punonjësve të rinj në momentin e punësimit
  • Hartimi i kartelave dhe raporteve shëndetësore të punonjësve
  • Hartimi i regjistrit të vizitave të rregullta e specifike
  • Hartimi i raportit vjetor për gjendjen shëndetësore të punonjësve dhe informimi i drejtuesëve të kompanisë apo aktivitetit përkatës
  • Këshillim për përmirësimin e kushteve & higjenës së punës që parandalojnë rreziqet
  • Inspektim i vendeve & pozicioneve të punës, përputhjen me shëndetin e punonjësve, që përfshihen në raportin vjetor të shërbimit mjekësor

Keni nevojë për shërbimet tona?

Na kontaktoni për një konsultë falas dhe të personalizuar.

Na kontaktoni +355 68 905 9505