Foto RRETH NESH

Hartim & Zhvillim Dokumentacioni
Konsulencë & Supervizim
Shërbim Outsourcing
Trajnime & Certifikime
Mjeku i Punës

Nëse jeni duke kërkuar shërbime për shëndetin dhe sigurinë në punë për kompaninë tuaj, ne ju ofrojmë zgjidhje sipas profilit dhe kërkesave tuaja. Lexoni dhe mësoni më tepër rreth EPTA ose kontaktoni me konsulentët tanë për të marrë shërbimin që ju nevojitet.

Zhvillimi i dokumentacionit të sigurisë

Stafi i EPTA sh.p.k ka përvojë të gjatë në hartimin dhe zhvillimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm, sipas legjislacionit shqiptar dhe standardeve ndërkombëtare për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Trajnime dhe çertifikime

Legjislacioni shqiptar, (Kodi i Punës, Ligji 10237/2010, VKM Nr.312/2010: PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR SIGURINË NË KANTIER” dhe akte të tjera nënligjore u diktojnë kompanive private ose publike të trajnojnë punonjësit e tyre për sigurinë dhe shëndetin në punë.

EPTA SH.P.K OFRON TRAJNIME TË LICENSUARA DHE PAJISJEN ME CERTIFIKATË

Mbështetur në kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe shëndetit në punë EPTA sh.p.k ofron kurse trajnimi për një gamë të gjerë aktivitetesh në kantiere ndërtimi me programe të miratuara nga Qendra Kombëtare e Licencimit, me Nr. Licence LN-8069-08-2024, të miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për kryerjen e trajnimeve dhe certifikimit për shërbime kryesore si më poshtë:

– Përgjegjës i Sigurisë
– Koordinator i Sigurisë në fazën e Projektimit dhe të Zbatimit
– Mbrojtja nga Zjarri
– Punime në Lartësi
– Pajisjet Mbrojtëse Individuale
– Punime në Hapësira të Kufizuara
– Ndihma e Parë
– Përdorimi i Platformave Ngritëse
– Punëtor Montim/Çmontim/Modifikim Skelerie
– Punonjësit e Kantiereve të Ndërtimit
– Përdorimi i sigurtë i Vinçave kullë & Autovinçat
– Përdorimi i sigurtë i Pirunave ngarkues/shofer piruni
– Siguria në Impiantet Fotovoltaike & Eolike.

Konsulencë dhe supervizim

EPTA shpk ofron Konsulencë & Supervizim nëpërmjet figurës së Konsulentit të Sigurisë.

Konsulenti i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, analizon gjendjen e sigurisë në punë në kompani sipas kuadrit ligjor, ndihmon & këshillon masat e duhura për zbatimin e ligjit dhe reduktimin e rreziqeve në punë. Kryen inspektime periodike për ndryshimet në vendet e punës dhe (ri)vlerëson risqet/rreziqet.

Ofron konsulencë për: hartimin e Dokumentit të Vlerësimit të Riskut (DVR); trajnime & certifikime bazuar në DVR; për ngritjen dhe funksionim e  Këshillit të Sigurisë në Punë; monitoron zbatimin e kuadrit ligjor; harton raportin 6-mujor për konsulencën e dhënë dhe zbatimin e ligjit & masave parandaluese; informon drejtuesit e kompanisë për gjetjet e Raportit dhe këshillon përmirësime të mëtejshme të masave të sigurisë. Ofron konsulencë për: Planin e emergjencës, evakuimit dhe skuadrave përkatëse; Planin e MNZ ; Sinjalistikës; për Pajisjet Mbrojtëse Individuale, kontrollon kartelat shëndetësore të mjekut dhe burimet e nevojshme njerzore dhe materiale.

Konsulencë nëpërmjet ekspertëve të jashtëm

EPTA sh.p.k ka në përbërjen e saj një grup ekspertësh të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, të cilët ofrojnë shërbime/ekspertizën e tyre në kompani të ndryshme. Figurat kryesore profesionale që EPTA sh.p.k ofron janë…

Mjeku i punës

Ligji 10237 detyron çdo punëdhënës të sigurojë mjek të punës ose shërbim të specializuar. Ky mjek kryen kontrolle mjekësore të detyrueshme, këshillon mbi masat parandaluese dhe garanton mbrojtjen shëndetësore të punonjësve në raport me rreziqet e vendit të punës…

KONTAKTONI DHE REGJISTROHUNI NË TRAJNIM

+355 68 905 9505

+355 69 609 5866

About Us

"Architectural

Iconic

Structures

Around

the

World"

It seems like you're asking for ideas or information on creating a title related to architecture. Could you specify the context? For example, are you looking for a title for a presentation, an article, a project.

Interior Design

85%

Architect Design

65%

Interior Design

85%

Play
Videos