Kursi u drejtohet punonjësve/drejtuesve/inxhinierave që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në
ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e parqeve fotovoltaike dhe eolitike.
PËRMBAJTJA
Kursantët
fitojnë njohuri të përgjithshme për: kuadrin ligjor dhe standardet e sigurisë për të gjitha
llojet e risqeve të mundshme në aktivitetin e tyre, si dhe masat e parandalimit dhe te
mbrojtjes në rast rreziku.
Kursi trajnimit zgjat 8 orë dhe zhvillohet nga inxhinierë me përvojë në fushën e sigurisë
dhe shëndetit në punë. Kursi fokusohet në cështjet e mëposhtme:
Konceptet e riskut, dëmit, parandalimit dhe mbrojtjes; identifikimi i faktorëve të riskut;
procesi i vlerësimit të riskut; identifikimi i masave teknike, organizative dhe procedurale
të parandalimit dhe mbrojtjes.
Risqet për sigurinë, shëndetin (agjentët fizikë, kimikë & biologjikë) risqet transversale.
Aktorët kryesorë të fushës së sigurisë dhe detyrimet, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.