Kursi “Punime në Lartësi” u drejtohet kompanive që kanë punonjës dhe drejtues, të cilët zhvillojnë ose mbikqyrin aktivitete në lartësi, me theks të veçantë përdorimin e Pajisjet Mbrojtëse Individuale (PMI) si rripat e sigurisë, pajisjet kundër rënies, përdorimin e skelerive, shkallëve të llojeve të ndryshme, platformave ngritëse me qëllim parandalimin, ndalimin dhe eleminimin e rënieve nga lartësitë.
Kursantët do të marrin njohuri të plota për:
Dinamikat e Rënies,
Identifikimin e rrezikut të rënies nga lartësitë dhe shmangjen e rënies përmes zgjedhjes së sistemeve mbrojtëse të parandalimit,
Ndalimin dhe eleminimin e rënieve.
Kursi i trajnimit zhvillohet nga inxhinierë me përvojë të gjatë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në kantieret e ndërtimit. Trajnuesit janë ekspertë të specializuar në fushën MNZ hartues dhe zbatues të planeve të emergjencës në rast zjarri, me përvojë të veçantë në trajnimin e personelit të zjarrfikësve.
Kursi zgjat 8 orë mësimore, i shoqëruar në fund me një test me shkrim. Kursantët e suksesshëm pajisen me certifikatë të licensuar.