Punime në Hapësira të Kufizuara

Përshkrimi

Kursi i trajnimit për punime në “Hapësira të Kufizuara”, sipas legjislacionit shqiptar është i detyrueshëm për të gjithë punonjësit dhe drejtuesit që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Hapësira të Kufizuara. Ligji detyron të gjitha kompanitë të trajnojnë punonjësit e tyre që punojnë në hapësira jo të përshtatshme, që kanë një hyrje dhe një dalje dhe nuk janë projektuar për të kryer aktivitete pune. Theks i vecantë i kushtohet trajnimit për përdorimin e Pajisjeve Mbrojtëse Individuale (PMI) (rripat e sigurisë, tripodet, pajisjet e nevojshme për identifikimin e risqeve dhe rreziqeve që vijnë nga ambjenti (gazra të dëmshëm/shpërthyes, pajisjet e shpetimit etj.) Kursi përbëhet nga tre module bazë si: Përcaktimi i Hapësirave të Kufizuara; Identifikimi i risqeve dhe analiza e aksidenteve në Hapësira të Kufizuara. Planifikimi i punimeve të sigurta, masat mbrojtëse dhe parandaluese, procedurat e emergjencave, operacionet e shpetimit. Kursi i trajnimit zhvillohet nga inxhinierë me përvojë të gjatë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në kantieret e ndërtimit. Kursi zgjat 8 orë mësimore, i shoqëruar në fund me një testim me shkrim. Kursantët e suksesshëm pajisen me certifikatë të licensuar.

Detaje të trajnimit

Kohëzgjatja

8 orë mësimore

Përmbajtja

Dokumenti përmbyllës​

Çertifikatë e liçensuar