Përdorimi i sigurtë i Vinçave kullë & Autovinçat

Përshkrimi

Kursi i trajnimit për përdorimin e sigurtë të Vinçave Kullë u drejtohet të gjitha kompanive, që në aktivitetin e tyre përdorin pajisje të tilla ngritëse, të cilat shoqërohen me situata të ndryshme rreziku për përdoruesit punëmarresit e tjerë që punojnë në të njëjtin vend pune. Kursi zhvillohet në 16 orë mësimore nga inxhinierë mekanikë të specializuar për pajisje ngritëse me përvojë të gjatë në kantiere ndërtimi. Programi i kursit fokusohet në: njohuri bazë për përdorimin e sigurtë të vinçave kullë, detyrat e vinçierit; zgjedhja e pajisjeve ngritëse dhe pajisjeve ndihmëse, kontrolli i tyre për kapacitetet ngritëse, veprimet bazë të sigurta si ngritja, spostimi, depozitimi i ngarkesës; Pajisjet Mbrojtëse Individuale të vinçierit; përdorimi i sigurtë i sinjalistikës dhe sinjalistika e sigurisë. Ushtrime praktike për mënyrën e përdorimit të sigurtë të vinçit.

Detaje të trajnimit

Kohëzgjatja

16 orë mësimore të ndara

Përmbajtja

Dokumenti përmbyllës​

Çertifikatë e liçensuar