Përdorimi i sigurtë i Pirunave ngarkues/shofer piruni
Përshkrimi
Kursi u drejtohet shoferave të pirunëve industrialë vetëlëvizës elektrikë/me djegie të
brendshme për përdorimin e tyre të sigurtë edhe kur risqet shkaktohen nga persona të
tretë.
Kursantët fitojnë:
-njohuri të përgjithshme për kuadrin ligjor dhe standardet e sigurisë, klasifikimin e
pirunëve, risqet gjatë përdorimit, dallimet e pirunit me mjetet e tjera të transportit.
-njohuri specifike për qendrën e gravitetit të pirunit, diagramën e qendrës gravitetit të
pirunit dhe ngarkesës, kushtet për përdorimin e sigurtë të pirunit, mirëmbajtjen,
kontrollin e dokumentacionit dhe pirunit sipas listë-kontrollit standard, si dhe praktikë për
përdorimin e sigurtë të mjetit.
Kursi trajnimit zhvillohet në 12 orë mësimore nga inxhinierë mekanikë transporti me
përvojë të gjatë në sigurinë e përdorimit të mjeteve të transportit.