Në kantiere ndërtimi punonjësit, menaxherët, drejtuesit, inxhinierët, aktiviteti i të cilëve
lidhet me Punime në Lartësi të Kategorisë së III, që përdorin platforma ngritëse të
llojeve të ndryshme, shkallë të lëvizëshme etj., ku risku i rënies nga lartësia është i
pranishëm; legjislacioni në fuqi kërkon trajnimin e tyre të detyrueshën për përdorimin e
këtyre platformave dhe mjeteve mbrojtëse kundër rënies.
Kursi zhvillohet nga inxhinierë me përvojë në punimet në lartësi të Kategorisë së III dhe
përfshin 16 orë mësimore të ndara: 8 orë pjesa teorike, 8 orë pjesa praktike.
Trajnimi fokusohet në cështjet më poshtë:
Masat dhe rregulloret për parandalimin e aksidenteve në punimet në ndërtim, ne vecanti
në Punimet në Lartësi të Kategorisë së III;
Pajisje me karakter te përgjithshem, skela stacionare; ndërtimi/përdorimi i shkallëve
portative;
Shmangia e lejuar për skelat mbi rrota;
Përzgjedhja dhe përdorimi i pajisjeve të punës dhe Pajisjeve Mbrojtëse Individuale
(PMI) të Kategorisë së III.
Praktikë për njohjen dhe përdorimin e PMI-ve të Kategorisë së III kundër rënies nga
lartësia.
Kursantët e suksesshëm, pas testimit praktik dhe teorik me shkrim pajisen me
certifikatë të licensuar.