Kursi i trajnimit për Pajisjet Mbrojtëse Individuale (PMI) u drejtohet të gjitha kompanive,
punonjësit e të cilave zhvillojnë aktivitete që përmbajnë risk në vendin e punës dhe duhet
të përzgjedhin PMI-të në bazë të vlerësimit të riskut për vendin/aktivitetin e punës, t’i
mirëpërdorin dhe mirëmbajnë ato.
Kursi përfshin 16 orë mësimore dhe kursantët do të fitojnë njohuri themelore për
rëndësinë e zgjedhjes së PMI-së më të përshtatshme për punën që kryen dhe do të
ndërgjegjësohen për dëmet/lëndimet deri në fatalitet nga përzgjedhja e gabuar e PMI-ve
apo mos përdorimi i tyre.
Programi i kursit përmban:
Njohuri për detyrimet ligjore të punëdhënësit dhe punëmarrësve për t’u pajisur dhe
përdorur PMI-të e duhura sipas riskut të vendit të punës (DVR).
Njohuri mbi PMI-të e kategorive të ndryshme, kriteret e përzgjedhjes së PMI-ve, deklarata
e Konformitetit, certifikata e kontrollit CE (Marka CE), standardi UNI i referimit, kuptimi i
simboleve/ngjyrave të PMI etj.
Mbrojtja nga agjentët: mekanikë, kimike/mikroorganizmat, temperaturat e larta/ulta,
Izolim elektrik etj. Mbrojtja e rrugëve të frymëmarrjes, llojet e maskave mbrojtëse, rripat e sigurisë, llojet
dhe rëndësia e përzgjedhjes dhe kontrollit të tyre para përdorim, etj.