Koordinatorëve të Sigurisë në Fazën e Zbatimit dhe Projektimit
Përshkrimi
Kursi u drejtohet Koordinatorëve të Sigurisë në Fazën e Zbatimit dhe Projektimit dhe përbëhet nga 8 module të plota.
Kursantët marrin informacion të gjërë për:
Kuadrin ligjor shqiptar & standardet evropiane për sigurinë dhe shëndetin në punë në kantieret e ndërtimit;
Konceptet bazë të identifikimit të rreziqeve dhe vlerësimit të risqeve,
Hartimin e Dokumentit të Vlerësimit të Risqeve,
Planin e Koordinimit e Sigurisë,
Planin Operativ të Sigurisë,
Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë (ISO 45001),
Planin e Emergjencave dhe formatet e dokumentacionit të sigurisë.
Njohuri për sigurinë e përdorimit të Pajisjeve në Kuotë,
Impiantet elektrikë,
Punimet e Gërmimit,
Punimet në Lartësi,
Pajisjet Mbrojtëse Kolektive dhe Individuale,
Menaxhimi i emergjencave MNZ etj.
Kursi i trajnimit zhvillohet nga inxhinierë me përvojë të gjatë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në kantieret e ndërtimit.
Kursi zgjat 120 orë mësimore, i shoqëruar në fund me një testim me shkrim.
Kursantët e suksesshëm pajisen me certifikatë të licensuar.