ZHVILLIMI I DOKUMENTACIONIT TË SIGURISË
Stafi i EPTA sh.p.k ka përvojë të gjatë në hartimin dhe zhvillimin e të gjithë
dokumentacionit të nevojshëm, sipas legjislacionit shqiptar dhe standardeve
ndërkombëtare për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Disa nga dokumentacionet që EPTA harton dhe zhvillon janë:
- Zhvillimi i Analizës së Rreziqeve dhe Analizës së Risqeve në vendet e punës (kantier / kompani / institucion)
- Zhvillimi i Sistemit të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë
- Zhvillimi i Planit të Parandalimit dhe Mbrojtjes të Sigurisë dhe Shëndetit
- Hartimi / zhvillimi i Dokumentit të Përgjithshëm të Risqeve (DVR)
- Hartimi / zhvillimi i Dokumenteve Specifikë të Risqeve (zhurma, kimike, vibrime, etj.)
- Hartimi / zhvillimi i Planit të Emergjencave
- Hartimi / zhvillimi i Planit të Evakuimit
TRAJNIME DHE CERTIFIKIME
EPTA sh.p.k ofron kurse trajnimi bazuar në programet e miratuara nga Qendra
Kombëtare e Licencimit, me Nr. Licence LN-8069-08-2024, të miratuar nga
Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Disa nga trajnimet që EPTA ofron janë:
- Koordinator i Sigurisë në fazë projektimi & zbatimi
- Përgjegjës i Sigurisë
- Pajisjet Mbrojtëse Individuale
- Punime në Lartësi
- Mbrojtja nga Zjarri
- Ndihma e Parë
- Siguria në Impiantet Fotovoltaike & Eolike
- Punime në Hapësira të Kufizuara
- Përdorimi i sigurt i Pirunit / Shofer Piruni
- Trajnim për Riskun Elektrik
- Trajnim për Drejtues Kantieri të niveleve të ndryshme
KONSULENCË DHE SUPERVIZIM
Shërbimi i Konsulencës dhe Supervizimit realizohet nëpërmjet figurës së
Konsulentit të Sigurisë, i cili analizon gjendjen e sigurisë në kompani
dhe projektet e ndërtimit, bazuar në kuadrin ligjor.
- Inspektime periodike dhe (ri)vlerësim i risqeve
- Konsulencë për hartimin e Dokumentit të Vlerësimit të Riskut (DVR)
- Trajnime & certifikime bazuar në DVR
- Monitorimi i zbatimit të kuadrit ligjor
- Hartimi i raportit 6-mujor të konsulencës
- Informimi dhe këshillimi i drejtuesve të kompanisë
- Konsulencë për planet e emergjencës, evakuimit, MNZ dhe sinjalistikës
KONSULENCË NËPËRMJET EKSPERTËVE TË JASHTËM
EPTA sh.p.k ka në përbërjen e saj një grup ekspertësh të Sigurisë dhe
Shëndetit në Punë, të cilët ofrojnë ekspertizë profesionale për kompani
të ndryshme.
- Përgjegjës i HSE / Manager për menaxhimin e HSE
- Koordinator i Sigurisë në fazën e zbatimit
- Asistencë në përpunimin e të dhënave të HSE
- Mjeku i kompanisë / institucionit
MJEKU I KOMPANISË
Mjeku i punës ofrohet sipas ligjit nr. 10237 dhe është një detyrim i
punëdhënësit për garantimin e mbrojtjes shëndetësore të punonjësve.
- Organizimi i shërbimit shëndetësor
- Kontrolle periodike për punonjësit
- Kontroll shëndetësor për punonjësit e rinj
- Hartimi i kartelave dhe raporteve shëndetësore
- Regjistri i vizitave periodike
- Raporti vjetor për gjendjen shëndetësore
- Këshillim për përmirësimin e kushteve dhe higjienës në punë