Kuadri ligjor shqiptar i detyron të gjitha kompanitë private dhe publike të kenë skuadra të
trajnuara për Ndihmën e Parë Mjekësore. Kursi i trajnimit zhvillohet nga mjekë ekspertë
për ndihmën e shpejtë dhe urgjencat mjekësore, të cilët ofrojnë njohuri themelore teorike
dhe praktike se si mund të ndihmohet i lënduari. Kursi përmban 16 orë mësimore të ndarë
në 4 module i fokusuar në: njohuri teorike dhe zbatimin e masave të ndihmës së parë në
praktikë.
Njohja e një urgjence mjekësore:
Vlerësimi i gjendjes psiko-fizike të të lënduarit, funksionet jetike si pulsi, presioni i gjakut,
frymëmarrja, vetëdija etj,
Njohuri themelore mbi anatominë dhe fiziologjinë e sistemeve kardio-vaskulare dhe
respiratore,
Njohuri bazë mbi traumat në vendet e punës dhe sëmundjet e veçanta në vendin e punës,
Teknika për vetëmbrojtjen e personelit të përfshirë në shpëtim,
Zbatimi i masave të ndihmës së parë:
Mbajtja e funksioneve vitale si: pozicionimi i të lënduarit, normalizimi i frymëmarrjes,
frymëmarrje artificiale, masazh i jashtëm kardiak.
Njohja dhe kufizimet e ndihmës së parë dhe aftësimi për të kryer ndërhyrje praktike. Kursi përfundon me një testim me shkrim dhe kursantët e suksesshëm pajisen me
certifikatë.