Pajisjet Mbrojtëse Individuale

Përshkrimi

Kursi i trajnimit për Pajisjet Mbrojtëse Individuale (PMI) u drejtohet të gjitha kompanive, punonjësit e të cilave zhvillojnë aktivitete që përmbajnë risk në vendin e punës dhe duhet të përzgjedhin PMI-të në bazë të vlerësimit të riskut për vendin/aktivitetin e punës, t’i mirëpërdorin dhe mirëmbajnë ato. Kursi përfshin 16 orë mësimore dhe kursantët do të fitojnë njohuri themelore për rëndësinë e zgjedhjes së PMI-së më të përshtatshme për punën që kryen dhe do të ndërgjegjësohen për dëmet/lëndimet deri në fatalitet nga përzgjedhja e gabuar e PMI-ve apo mos përdorimi i tyre. Programi i kursit përmban: Njohuri për detyrimet ligjore të punëdhënësit dhe punëmarrësve për t’u pajisur dhe përdorur PMI-të e duhura sipas riskut të vendit të punës (DVR). Njohuri mbi PMI-të e kategorive të ndryshme, kriteret e përzgjedhjes së PMI-ve, deklarata e Konformitetit, certifikata e kontrollit CE (Marka CE), standardi UNI i referimit, kuptimi i simboleve/ngjyrave të PMI etj. Mbrojtja nga agjentët: mekanikë, kimike/mikroorganizmat, temperaturat e larta/ulta, Izolim elektrik etj. Mbrojtja e rrugëve të frymëmarrjes, llojet e maskave mbrojtëse, rripat e sigurisë, llojet dhe rëndësia e përzgjedhjes dhe kontrollit të tyre para përdorim, etj.

Detaje të trajnimit

Kohëzgjatja

16 orë mësimore

Përmbajtja

Dokumenti përmbyllës​

Çertifikatë e liçensuar