Kursi i trajnimit për përdorimin e sigurtë të Vinçave Kullë u drejtohet të gjitha
kompanive, që në aktivitetin e tyre përdorin pajisje të tilla ngritëse, të cilat shoqërohen
me situata të ndryshme rreziku për përdoruesit punëmarresit e tjerë që punojnë në të
njëjtin vend pune.
Kursi zhvillohet në 16 orë mësimore nga inxhinierë mekanikë të specializuar për pajisje
ngritëse me përvojë të gjatë në kantiere ndërtimi.
Programi i kursit fokusohet në: njohuri bazë për përdorimin e sigurtë të vinçave kullë,
detyrat e vinçierit; zgjedhja e pajisjeve ngritëse dhe pajisjeve ndihmëse, kontrolli i tyre
për kapacitetet ngritëse, veprimet bazë të sigurta si ngritja, spostimi, depozitimi i
ngarkesës; Pajisjet Mbrojtëse Individuale të vinçierit; përdorimi i sigurtë i sinjalistikës
dhe sinjalistika e sigurisë. Ushtrime praktike për mënyrën e përdorimit të sigurtë të
vinçit.