Punonjësit e Kantiereve të Ndërtimit

Përshkrimi

Kantieret e ndertimit historikisht janë konsideruar një nga sektorët me risk të lartë dhe aksidente deri në fatalitete. Legjislacioni shqiptar detyron që të gjithë punonjësit e kantiereve të ndërtimit nga më i thjeshti deri tek kryeinxhinieri, inxhinierët, menaxheri dhe të gjithë figurat e sigurisë, parandalimit dhe mbrojtjes etj., të trajnohen në mënyrë periodike për sigurinë dhe shëndetin në punë. Ky kurs përfshin 1 modul formim i përgjitshëm dhe 3 module formime të vecanta që zhvillohen në 16 orë mësimore, 8 orë pjesa teorike, 8 orë ajo praktike, me përmbajtje si më poshtë: Formimi i përgjithshëm përfshin njohuri bazë për konceptet e parandalimit, mbrojtjes, aksidentit, sëmundjes profesionale, rrezikut, riskut; dëmit, vlerësimit të riskut & dëmit, organizimin e shërbimeve të parandalimit etj. Formimi i veçantë (1) përfshin: risqet për sigurinë në vendin e punës, llojet e ndryshme të risqeve, harta e risqeve në kantier etj. Formimi i veçantë (2) përfshin: Pajisjet mbrojtese kolektive dhe Individuale (PMK) dher (PMI), zgjedhja dhe përdorimi i tyre etj. Formimi i veçantë (3) përfshin: Qëndrimet korrekte lidhur me sigurinë në punë; menaxhimi i urgjencës, procedurat e evakuimit në rast zjarri/aksidenti, procedurat për ndihmë e parë etj. Kursantët e suksesshëm, pas testimit praktik e teorik me shkrim pajisen me certifikatë.

Detaje të trajnimit

Kohëzgjatja

16 orë mësimore të ndara:

Përmbajtja

Dokumenti përmbyllës​

Çertifikatë e liçensuar