Punëtor Montim/Çmontim/Modifikim Skelerie

Përshkrimi

Legjislacioni në fuqi kërkon trajnimin e detyrueshën për sigurinë dhe shëndetin në punë të të gjithë punonjësve që merren me montim/cmontim dhe modifikim skelerie, përfshi menaxherët, drejtuesit, inxhinierët, aktiviteti i të cilëve lidhet me Punime në Lartësi të Kategorisë së III, ku risku i rënies nga lartësia është i pranishëm. Kursi zhvillohet nga inxhinierë me përvojë në projektim/ zbatimin të ndërtimit të skelerive. Kursi përfshin 32 orë mësimore të ndara në: pjesa teorike 24 orë dhe pjesa praktike 8 orë. Trajnimi fokusohet në cështjet më poshtë: Masat dhe rregulloret për parandalimin e aksidenteve në punimet në ndërtim, ne vecanti në Punimet në Lartësi të Kategorisë së III; Pajisje me karakter te përgjithshem, skela stacionare; ndërtimi/përdorimi i shkallëve portative; Shmangia e lejuar për skelat mbi rrota; Standardi UNI 11158: Pajisjet Mbrojtëse Individuale (PMI) kundër rënies nga lartësia, udhëzuesi për zgjedhjen dhe përdorimin e PMI-ve të Kategorisë së III. Praktikë për njohjen dhe përdorimin e PMI-ve të Kategorisë së III kundër rënies nga lartësia. Kursantët e suksesshëm, pas testimit praktik dhe teorik me shkrim, pajisen me certifikatë të licensuar.

Detaje të trajnimit

Kohëzgjatja

32 orë mësimore të ndara

Përmbajtja

Dokumenti përmbyllës​

Çertifikatë e liçensuar