Përdorimi i Platformave Ngritëse

Përshkrimi

Në kantiere ndërtimi punonjësit, menaxherët, drejtuesit, inxhinierët, aktiviteti i të cilëve lidhet me Punime në Lartësi të Kategorisë së III, që përdorin platforma ngritëse të llojeve të ndryshme, shkallë të lëvizëshme etj., ku risku i rënies nga lartësia është i pranishëm; legjislacioni në fuqi kërkon trajnimin e tyre të detyrueshën për përdorimin e këtyre platformave dhe mjeteve mbrojtëse kundër rënies. Kursi zhvillohet nga inxhinierë me përvojë në punimet në lartësi të Kategorisë së III dhe përfshin 16 orë mësimore të ndara: 8 orë pjesa teorike, 8 orë pjesa praktike. Trajnimi fokusohet në cështjet më poshtë: Masat dhe rregulloret për parandalimin e aksidenteve në punimet në ndërtim, ne vecanti në Punimet në Lartësi të Kategorisë së III; Pajisje me karakter te përgjithshem, skela stacionare; ndërtimi/përdorimi i shkallëve portative; Shmangia e lejuar për skelat mbi rrota; Përzgjedhja dhe përdorimi i pajisjeve të punës dhe Pajisjeve Mbrojtëse Individuale (PMI) të Kategorisë së III. Praktikë për njohjen dhe përdorimin e PMI-ve të Kategorisë së III kundër rënies nga lartësia. Kursantët e suksesshëm, pas testimit praktik dhe teorik me shkrim pajisen me certifikatë të licensuar.

Detaje të trajnimit

Kohëzgjatja

16 orë mësimore të ndara

Përmbajtja

Dokumenti përmbyllës​

Çertifikatë e liçensuar