Kursi u drejtohet Përgjegjësve të Sigurisë në kompani publike apo private dhe përbëhet nga 5 module.
Kursantët marrin informacion të gjërë për:
Kuadrin ligjor shqiptar & standardet europiane për sigurinë dhe shëndetin në punë në kantieret e ndërtimit;
Konceptet bazë të identifikimit të rreziqeve dhe vlerësimit të risqeve,
Hartimin e Dokumentit të Vlerësimit të Riskut,
Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë (ISO 45001),
Masat parandaluese dhe Mbrojtëse: Menaxhimin e Riskut;
Formimin dhe trajnimin; Pajisjet Mbrojtëse Individuale (PMI),
Vlerësimi i Riskut Specifik;
Menaxhimi i emergjencave MNZ etj.
Kursi trajnimit zhvillohet nga inxhinierë me përvojë të gjatë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në kantieret e ndërtimit.
Kursi zgjat 40 orë mësimorë, i shoqëruar në fund me një test me shkrim. Kursantët e suksesshëm pajisen me certifikatë të licensuar.