Punime në lartësi

Përshkrimi

Kursi “Punime në Lartësi” u drejtohet kompanive që kanë punonjës dhe drejtues, të cilët zhvillojnë ose mbikqyrin aktivitete në lartësi, me theks të veçantë përdorimin e Pajisjet Mbrojtëse Individuale (PMI) si rripat e sigurisë, pajisjet kundër rënies, përdorimin e skelerive, shkallëve të llojeve të ndryshme, platformave ngritëse me qëllim parandalimin, ndalimin dhe eleminimin e rënieve nga lartësitë. Kursantët do të marrin njohuri të plota për: Dinamikat e Rënies, Identifikimin e rrezikut të rënies nga lartësitë dhe shmangjen e rënies përmes zgjedhjes së sistemeve mbrojtëse të parandalimit, Ndalimin dhe eleminimin e rënieve. Kursi i trajnimit zhvillohet nga inxhinierë me përvojë të gjatë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në kantieret e ndërtimit. Trajnuesit janë ekspertë të specializuar në fushën MNZ hartues dhe zbatues të planeve të emergjencës në rast zjarri, me përvojë të veçantë në trajnimin e personelit të zjarrfikësve. Kursi zgjat 8 orë mësimore, i shoqëruar në fund me një test me shkrim. Kursantët e suksesshëm pajisen me certifikatë të licensuar.

Detaje të trajnimit

Kohëzgjatja

8 orë mësimore​

Përmbajtja​

Dokumenti përmbyllës​

Çertifikatë e liçensuar​